KRYEFAQJA » LAJME » Rama për Sky News: Shqipëria do të bëhet si Britania dhe të hyjë në BE
Rama për Sky News: Shqipëria do të bëhet si Britania dhe të hyjë në BE

Rama për Sky News: Shqipëria do të bëhet si Britania dhe të hyjë në BE

Kryeministri Edi Rama, sqaroi në një intervistë për rrjetin televiziv Sky News, qëndrimin e tij lidhur me tërheqjen e Shqipërise në debatin për daljen ose jo të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Ai tha se i duket e habitshme që zoti Gove jep si model të Britanisë jashtë BE-së vendin tonë, një model që vetë Shqipëria nuk dëshiron ta ketë. Duket e habitshme që vendi i Uinston Çërçillit, një nga shoqëritë më të mëdha të Evropës dhe botës, diskuton për tu larguar apo mbetur në BE duke harruar thelbësoren: që BE-ja u përfytyrua dhe nderua si një projekt i madh paqeje, sigurie dhe begatie. Zoti Rama hodhi poshtë argumentimin se Greqia u rrënua për shkak të BE-së. Ai e quajti BE-në shtysë për reforma duke dhënë si shembull Ballkanin që sot jeton kohë paqeje, për shkak të aspiratës evropiane, të këtij projekti të madh për paqe dhe bashkepunim. Argumenteve se do të rritet emigrimi i shqiptarve në Britani, zoti Rama iu kundërpërgjigj në Sky News se qytetarët e Ballkanit gëzojnë prej vitesh regjimin e lëvizjes pa viza dhe në vendet e tjera evropiane nuk është vënë re asnjë mësymje e atyre përmasave. Ai e quajti të pakuptimtë dhe femijëror debatin mbi frikën nga emigrantët. Kryeministri i Shqipërisë i kujtoi Britanisë edhe përfitimet ekonomike e tregëtare nga të qenurit pjesë e BE-së, Britania përfiton pjesën e saj nga çdo marrëveshje evropiane. Është cinike t’i thuash popullti britanik, zemrës së projektit fantastik të BE-së që doni të bëheni si Shqipëria, kur ne duam të bëhemi si Britania dhe të hyjmë në BE.