KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Pezullimi i Çakos, makinacion i rëndomtë politik i prokurorisë
Rama: Pezullimi i Çakos, makinacion i rëndomtë i prokurorisë

Rama: Pezullimi i Çakos, makinacion i rëndomtë politik i prokurorisë

Kryeministri Edi Rama, në një reagim të posaçëm pas vendimit të prokurorisë për pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, i kërkoi ndjesë publike Qeverisë Italiane dhe i cilësoi veprimet hetimore të prokurorisë shqiptare si makinacion të rëndomtë politik. Sipas tij,autoritetet italiane,u përfshinë indirekt në një hetim të prokurorisë shqiptare. Rama tha se pikërisht ky veprim, dëshmon nevojën urgjente për Reformën në Drejtësi. “Miqtë e partnerët tanë të provuar në çdo ditë të vështirë të Shqipërisë së këtyre 25 viteve, kanë të drejtë të ndjehen të lënduar nga përfshirja e tyre indirekte në një hetim absurd dhe me zi akoma, nga veprimi ekstrem që ka ndërmarrë sot prokuroria”. Për kreun e qeverisë Rama, prokuroria duhet të ishte mjaftuar me shpjegimet e dhëna nga ambasadori italian dhe i siguron miqtë italian për mirënjohjen e paçmueshme të qeverisë për kontributin e tyre në 25 vite.