KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama: PPP në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve
Rama: PPP në ndërtimin dhe mirë mbajtjen e rrugëve

Rama: PPP në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve

Ndërtimi i rrugëve në Shqipëri, ka qenë një ndër temat kryesore për të cilën është debatuar mes kryeministrit Edi Rama dhe shumë qytetarëve shqiptare gjatë një bisede të drejtëpërdrejtë në Fejsbuk të martën në mesditë. Në vemendje ka qenë “Rruga e Kombit” për të cilën zoti Rama tha se “Ajo rrugë duhet të pëfundojë, por shteti nuk i ka paratë”. “Rruga që u përurua me tam tame u përurua e papërfunduar. Mungojnë punë për një volum më shumë sesa 100 milionë” tha ndër të tjera zoti Rama. Ai mbrojti vendimin e qeverisë së tij për tu kujdesur për mirëmbajtjen e veprës nëpërmjet marrëveshjeve të partneritetin publik privat. “Ashtu sikundër rruga kërkon një mirëmbajtje të përvitshme dhe sic bëjnë të gjitha qeveritë ne kemi zgjedhur PPP për këtë. Sepse është më e rëndësishme jeta e njerëzve dhe është më e rëndësishme që të përfundojë një vepër që nëse nuk përfundon do degratohet” tha zoti Rama.
Ndërkaq lidhur me ndërtimin e “Rrugës së Arbrit” një premtim i bërë nga qeveria socialiste, zoti Rama tha se “…ajo nuk filloi sepse PD la në parim një projekt me qeverinë kineze për të marrë borxhe”. “Por ne nuk kemi nisur qeverisjen me mundësinë për të marrrë borxh, por me detyrimin për të shlyer një mal borxhesh” shtoi ai. Kryeministri socialist tha se “Ne do ta ndërtojmë rrugën e Arbrit në mënyrë që të mos krijojmë gropa të reja apo të hyjmë në aventura. Kemi negociuar me qeverinë kineze një formulë tjetër partneritet publik privat dhe jo borxh” tha zoti Rama.