KRYEFAQJA » LAJME » Rama pranon propozimin e opozitës për votimin me 2/3 të paketës të Reformës në Drejtësi
Rama pranon propozimin e opozitës për votimin me 2/3 të paketës të Reformës në Drejtësi

Rama pranon propozimin e opozitës për votimin me 2/3 të paketës të Reformës në Drejtësi

Kryeministri majtë Edi Rama, ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt përafrimit me opozitën e djathtë me synim miratimin e Reformës në Drejtësi. Zoti Rama ka premtuar se shumica pranon propozimin e opozitës për votimin me 2/3 të paketës kushtetuese të Reformës në Drejtësi. Duke folur të shtunën në Kongresin e PDIU, parti e cila tashmë është pjesë e koalicionit qeveritar, zotit Rama tha se nuk kemi asnjë problem. “Duan 2/3, 2/3 le ti marrin. Nuk na intereson fare kjo pjesë. Duan të jenë dhe ata pjesë se kanë bërë një kusht, duhen votuar kandidaturat nga Parlamenti me 2/3 sa të jetë gjallë Edi Rama? Nuk ka problem” tha zotit Rama. Duke lënë të kuptohet se është opozita ajo që ka vonuar miratimin e Reformës në Drejtësi, kryeministri socialist paralajmëroi se “… java e ardhshme është java e të vërtetës dhe e gjithë shumica jonë, PS-LSI-PDIU mbështet pa asnjë ngurim draftin e dakordësuar me SHBA dhe BE”.
Megjithatë zoti Rama bëri të qartë se nuk do të pranojë dy kompromise me opozitën. “E para nuk ka kompromis mbi shtyllën themelore të reformës, që është hedhja në erë e sistemit të korruptuar që mban bashkë gjykatës dhe prokurorë që nuk duhet të hetojnë dhe gjykojnë të tjerët, por duhet të hetohen dhe gjykohen nga drejtësia” tha zoti Rama. “Ana tjetër, nuk negociohet ngrehina e sistemit, është një sistem i ri që do ngrihet mbi sistemin e vjetër që reforma do ta shembë sepse ky është vullneti i më shumë se 90 përqind të shqiptarëve” shtoi ai.
Deklarimet e zotit Rama vijnë ndërsa të hënë do të mbahet takimi i shumëpërfolur mes tij dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.