KRYEFAQJA » LAJME » Rama premton investime të mëdha për sportin
Rama premton investime të mëdha për sportin

Rama premton investime të mëdha për sportin

Forcimi i infrastrukturës së sportit në shkolla, po merr gjithmonë e më tepër vëmendjen e qeverisë. Në programin arsimor komptonenti i sportit ka fituar një peshë qe nuk e ka patur më parë. Atij i është shtuar edhe projekti i shndërrimit të shkollave në qendër komunitare.
Fundjavën e kaluar kryeministri Edi Rama inspektoi në Korçë, terrenet sportive të sapopërfunduara të shkollës “Raqi Qirinxhi”. Inagurimi i tyre u bë me një takim me gjimnazistëve të kësaj shkolle dhe miqve nga “Petro Nini Luarasit” të Tiranës. “Janë 44 mjedise sportive komunitare, ky është një nga këto mjedise. Sigurisht, po të mos na ishte dashur të lanim rreth 35 milionë dollarë borxhe të trashëguara, që Ministria e Arsimit i kishte nga e shkuara për shërbimin e kompanive, atëherë do të kishim bërë edhe afro 200 mjedise të tjera më shumë’ tha kryeministri Rama. “Për ne, sporti ka rëndësi të madhe në programin e arsimit dhe do të vazhdojmë të fuqizojmë infrastrukturën e sportit, pasi e kemi futur atë në të gjithë zinxhirin e arsimit si program edukativ” shtoi ai. Përmes investimit të qeverisë gjimnazit “Raqi Qirinxhi” i janë shtuar një fushë volejbolli dhe basketbolli, një fushe futbolli, dy fusha tenisi, si dhe dy fusha të mëdha shahu. Gjatë pasdites, këto terrene do të mund të përdoren edhe nga banorët e Korçës.
Zoti Rama lajmëroi se ndërtimi i terreneve komunitare do të vazhdojë paralelisht edhe me investimet në sport, më të lartat e 25 viteve të fundit. “Do të vazhdojnë të gjitha ato investime në funksion të zhvillimit të sportit kompetitiv, duke filluar nga skuadra kombëtare, e cila na ka imponuar me rezultatet e saj që të fillojmë që në nisje të vitit tjetër, ndërtimin e Arenës Kombëtare në Tiranë, që do të jetë stadiumi i tretë dhe sigurisht, edhe më i madhi në zinxhirin e stadiumeve që ne kemi nisur të rindërtojmë, apo ndërtojmë nga e para dhe ku pa dyshim do t’i vijë radha edhe stadiumit të Skëndërbeut, sidomos pas fitores me Sportingun e Lisbonës”, bëri të ditur kryeministri Edi Rama.