KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama premton : “Ujitje dhe kullim në çdo metër tokë ku punojnë fermerët”
Rama premton : "Ujitje dhe kullim në çdo metër tokë ku punojnë fermerët"

Rama premton : “Ujitje dhe kullim në çdo metër tokë ku punojnë fermerët”

Ujitje dhe kullim në çdo metër tokë ku punojnë fermerët, është një ndër objektivat kryesorë të qeverisë shqiptare. Kryeministri Edi Rama ka vizituar zonën e Malsisë së Madhe, ku ka bërë të njohur hollësi të një projekti. “Projekti ynë këtë vit është projekti më i madhi që është bërë ndonjëherë për ujin, qoftë për vaditjen, qoftë për kullimin” tha ai, ndërsa inaguroi vënien në funksionim të kanalit ujitës Grishaj, Koplik, 14 kilometra i gjatë. Kjo është hera e parë pas 26 viteve, që ky kanal vihet në funksionim. Për gjithë këto vite, ky kanal ka qënë inekzistent, duke sjellë vështirësi të mëdha për banorët e zonës, e duke kthyer në djerrë tokat bujqësore. Investimi për rehabilitimin tërësor të kanalit vaditës, i cili u realizua në kuadër të programit të qeverisë për vaditjen dhe kullimin, ka sjellë përmirësimin e ujitjes në rreth 3300 ha tokë bujqësore të zonës së Mbishkodrës. Kryeministri Edi Rama” tha se “Po bëjmë gati edhe një flotë të re komplet për ujitjen dhe kullimin. Do bëjmë faktikisht të mundur që këtë vit të kemi një zgjidhje thuajse përfundimtare të këtij problemi, sidomos në zonat ku ka më shumë zhvillim intensiv bujqësia” premtoi kryeministri shqiptar.