KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Rama pret kombëtaren: “Ajo që ju keni dhënë në këtë europian për Shqipërinë dhe shqiptarët, kudo ku rrojnë, shkon shumë përtej futbollit”
"Ajo që ju keni dhënë në këtë europian për Shqipërinë dhe shqiptarët, kudo ku rrojnë, shkon shumë përtej futbollit"

Rama pret kombëtaren: “Ajo që ju keni dhënë në këtë europian për Shqipërinë dhe shqiptarët, kudo ku rrojnë, shkon shumë përtej futbollit”

Futbollistët e kombëtares shqiptare u pritën si heronj në Tiranë, pas një paraqitjeje mbresëlënëse në “Euro 2016”. Në Aerportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” kishte dalë vetë kryeministri Edi Rama i cili u takua përzemërsisht me të gjithë ekipin. Pas egzekutimi të himnit, kombëtarja shqiptare me një autobuz të hapur u nis drejt Tiranës. Ndonëse temperatura ishte afro 40 gradë, tifozët e zjarrtë shqiptarë kishin dalë për ta pritur ekipin dhe për ta shoqëruar.
Në Bashkinë e Tiranës kryebashkiaku Veliaj në një cermoni mbesëlënëse u dorëzoi futbollistëve “Çelësin e kryeqytetit”. “Ju falënderoj në emër të ekipit për mbështetjen e vazhdueshme dhe për pritjen. Ne e kemi një atdhe dhe patjetër që Tirana është kryeqendra e saj dhe sa herë që jemi këtu e ndjejmë veten si në shtëpinë tonë. Edhe njëherë shumë faleminderit dhe shpresojmë që të vazhdojmë edhe më tej, sikurse ekipi kombëtar, sikurse vendi ynë dhe kryeqyteti ynë” tha kapiteni i ekipit Lorik Cana.
Mirëseardhja futbollistëve shqiptar ju urua edhe në Ministrinë e Jashtme, ku pas fjalës së rastit nga ministri Bushati fubollistët hodhën firmat dhe nisën aplikimin për pasaportat diplomatike.
Cermonia kryesore e mikpritjes për heronjtë kuqezi, u zhvillua në selinë e qeverisë ku kryeministri Rama me një fjalim mbresëlënës ju uroi futbollistëve sikurse u shpreh “me mirënjohjen më të madhe këtë kthim të paharrueshëm në atdhe, pas misionit tuaj në Francë” . “Ajo që ju keni dhënë në këtë europian për Shqipërinë dhe shqiptarët, kudo ku rrojnë, shkon shumë përtej futbollit” tha zoti Rama. Një urim të ndjerë ai u drejtoi edhe tifozëve. “Jo vetëm kjo sallë, por as një stadium nuk do të mund ta nxinte brenda, sot, lojtarin e 12-të, ndërkohë që, besoj, e kam dakordësinë tuaj, për ta përshëndetur prej këtu, me një duartrokitje, çdo fans të Kombëtares që ishte pranë jush në Lens, Marsejë dhe Lion” tha zoti Rama.
Pas urimeve të ngrohta për trainerin De Biazi dhe pjestarët e ekipit kombëtar zoti Rama tha se tashmë ka nisur ndërtimi i Arenës Kombëtare. “Ju premtoj se do të keni këtu në shtëpi, një ndër stadiumet më të bukur të Europës, për të vazhduar të gëzoni shqiptarët, t’i frymëzoni ata në rrugën tuaj”. “Në hyrje të Arenës Kombëtare do të vendoset një pllakë me të gjitha emrat tuaj, ku do të shkruhet se kjo Arenë i dedikohet Kombëtares Kuqezi të Euro 2016” tha kryeministri Rama, ndërsa premtoi se “Ne do të vazhdojmë të investojmë për sportin në shkollë dhe komunitet dhe për modernizimin e mëtejshëm të infrastrukturës së futbollit në Shqipëri”.