KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama: Projektet e rrugëve të Saliut janë riparë

Rama: Projektet e rrugëve të Saliut janë riparë

Kryeministri Edi Rama ka garantuar përfundimin e punimeve për ndërtimin e aksit të rrugës nacionale, Qafë Plloçë-Qukës,si pjesë e Korridorit 8, pas një situate kaotike sipas tij të trashëguar nga qeveria e djathtë. Projekti i ri parashikon një aks 15.8 km të gjatë me 2 tunele nga 700 dhe 300 metre dhe 2 ura. Zoti Rama tha se projektet dhe rrugët e ndërtuar nga qeveria paraardhëse janë riparë: “Ky ndryshim projekti ka qënë i domosdoshëm, sepse po ta kishim vazhduar me projektin që trashëguam, do ishim në një situate edhe më katastrofike se ajo me rrugën Tirane-Elbasan, që pati gjithë atë rrëshqitje dramatike dhe faktikisht nuk do e kishin përfunduar tamam, do kishin ngecur në gremine” tha zoti Rama.”Ajo që na intereson ne, kuptohet pa e cënuar cilësinë e punës, është të ketë ritëm maksimal për të fituar aq sa të mundemi kohën e humbur”.  Aksi i ri Qukës – Qafë Plloçë, shkurton distancën me Korçën dhe ul kostot e transportit.