KRYEFAQJA » LAJME » Rama publikon emrat e anëtarëve të rinj të kabinetit

Rama publikon emrat e anëtarëve të rinj të kabinetit

Kryeministri socialist Edi Rama ka bërë publikë të hënën paradite emrat e rinj të kabinetit të tij, pas një mbledhje të kryesisë së partisë. Fatmir Xhafaj do të jetë ministri i ri i brendshëm, Olta Xhaçka ministre e mirëqënies dhe rinisë, Ogerta Manastirlliu ministre e shëndetësisë dhe Eduard Shalësi ministër i pushtetit vendor. Bie në sy se emrat e zgjedhur nga zoti Rama janë bashkëpunëtorë të afërt të tij prej shumë vitesh.