KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama: Qeveria do të aplikojë paketën prej 300 milionë euro për fshatin
Rama: Qeveria do të aplikojë paketën prej 300 milionë euro për fshatin

Rama: Qeveria do të aplikojë paketën prej 300 milionë euro për fshatin

Pavarësisht sulmeve dhe akuzave të opozitës se qeveria socialiste nuk ka mbajtur premtimet për fermerët shqiptarë, kryeministri Edi Rama kërkon të provojë të kundërtën. Në bashkëbisedim me fermerët në Dvoran të Korçës, kryeministri Rama tha se qeveria do të aplikojë paketën me të madhe financiare të 25 viteve për fshatin, me fondin prej 300 milionë euro. “Marrëveshje e re që hap një perspektivë të re për fermerët që duan të investojnë në bujqësi, që duan të investojnë jo vetëm në linja prodhimi dhe përpunimi, por dhe për zhvillimin e prodhimit të tyre bujqësor apo blegtoral, përmes kreditimin nga banka, që nuk është në këtë rast një kreditim i zakonshëm, por është një kreditim i siguruar nga shteti, pra, i garantuar përmes Fondit të Garancisë Kombëtare, ku shteti zëvendëson fermerin” spjegoi kryeministri.
Zoti Rama njoftoi aplikimin e një projekti kombëtar për ujitjen me sistem hidraulik, që për herë të parë do të aplikohet në Myzeqe dhe me pas do të shtrihet në të gjithë vendin. “Kjo që po bëjmë me ujitjen është një fazë e ndërmjetme, sepse ky sistem ujitës është sistem i vjetër. Nuk mund të vazhdojmë me këtë sistem. Duhet të kalojmë në ujitjen hidraulike. Kemi filluar me Myzeqenë, në fund të tetorit fillon puna, do bëhet në zonën e Myzeqesë, Divjakë-Lushnje, Roskovec. Në atë zonë do bëhet ujitësi i parë hidraulik në Shqipëri” tha kryeministri Edi Rama.