KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Reforma jo për t’ia hedhur popullit me një pazar politik të shitur për konsensus
Rama: Reforma jo për t'ia hedhur popullit me një pazar politik të shitur për konsensus

Rama: Reforma jo për t’ia hedhur popullit me një pazar politik të shitur për konsensus

Kryeministri socialist Edi Rama edhe njëherë ka shprehur vendosmërinë e tij për miratimin e reformës në drejtësi. Në faqen e tij në rrjetin social Fejsbuk zoti Rama shkruan se “Reforma në Drejtësi për të zgjidhur me kurajo e vullnet të mirë një hall kombëtar, jo për t’ia hedhur popullit me një pazar politik të shitur për konsensus”. Deklarata e tij shihet si një përgjigje ndaj opozitës për kundërshtimet e saj, veçanërisht për miratimin e institucioneve të drejtësisë. Por analistë të ndryshëm e lexojnë edhe si një përpjekje të qarqeve të ndryshme jo vetëm politike për t’u imponuar në këtë reformë. Deklarata e zotit Rama erdhi vetëm pak kohë para fillimit të mbledhjes se komisionit të Reformës Zgjedhore.