KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Reforma në arsim jetike për të ardhmen
Rama: Reforma në arsim jetike për të ardhmen

Rama: Reforma në arsim jetike për të ardhmen

Kur ende nuk janë shuar pakënaqësit e maturantëve për proçesin e aplikimeve në universitete dhe zbatimin e reformës në arsimin e lartë, Kryeministri Rama dhe Ministria Nikolla, siguruan se do të jetë reforma më e thellë në arsim.

Rama,foli me shifra të sakta për rritjen e pagës së pedagogëve dhe personelit mbështetës, një rritje që e cilësoi më të lartë e bërë në univeristete shqiptare.

Ndërsa Ministria e Arsimit Nikolla, duke mbrojtur reformën në universitete, nuk fshehu edhe problematikat e hasura,jo për shkak të saj,por të mosinformimit. Për herë të parë tha Nikolla, kriteret e pranimeve në universitete janë unike si në shtet dhe në privat.

Pak ditë më parë, kryeministri bëri të ditur rritjen e pagave dhe pensioneve në administraten shtetërore, ku për arsimin e lartë do të jenë në dispoziocion 5 milion dollarë, nga 100 milion dollarë që do të jetë fondi në dizpozicion. Për Ramën, rritja bazohet në suksesin e reformave dhe rritjen ekonomike.