KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Rama: Reforma në arsim-sukses i plotë, Boçi: Reforma-kaos dhe mashtrim
Rama: Reforma në arsim-sukses i plotë, Boçi: Reforma-kaos dhe mashtrim

Rama: Reforma në arsim-sukses i plotë, Boçi: Reforma-kaos dhe mashtrim

Përfundimi i regjistrimeve në shkollat e larta për vitin akademik 2016-2017, ka qenë tema e komunikimit të përjavshëm në Fejsbuk e kryeministrit Edi Rama. Duke dhënë shifrat e regjistrimeve në universitete publike e private, Rama tha se reforma në arsim ka patur sukses të plotë, pasi ka vendosur çdo gjë sipas meritës.
Por kreu i departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike të opozitës, Luçiano Boçi, reagoi duke deklaruar se kjo reformë ka mbjellë veç kaos e mashtrim. Sipas tij mijëra maturantë sot janë rrugëve dhe mijëra kuota mbeten ende bosh. Zyrtari i lartë i opozitës tha se shumë degë, që janë ndër më të preferuarat, kanë mbetur bosh, pasi ata që i kërkuan e i kishin të preferuara janë regjistruar në universitete private ose në degë dytësore.