KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Reforma në energjitikë një arritje që flet vetë
Rama: Reforma në energjitikë një arritje që flet vetë

Rama: Reforma në energjitikë një arritje që flet vetë

Kryeministri socialist Edi Rama e ka cilësuar si një arritje reformën në sektorin energjitik, reformë që nisi një vit më parë  me mbledhjen e borxheve të klientëve dhe ndëshkimin e vjedhjeve nga OSHEE. “Ja ku jemi sot, një vit më pas, me një arritje që flet vetë, një arritje që deri një vit më parë pak kush e besonte dhe shumë kush as nuk e imagjinonte” tha zoti Rama në një konferencë të posacme të mbajtur në Tiranë. Sipas tij “Sot një vit më pas kjo arritje është prova se kriza e tmerrshme në të cilën ne gjetëm sektorin energjitik ishte pikërisht kriza e injorancës së thellë politike e institucionale për shkak të politikës e institucioneve të marra peng”. Kryeministri shqiptar premtoi se shumë shpejt sektori energjitik në Shqipëri do të dali me fitim. Duke u ndaluir edhe një herë në “Çështjen ÇEZ” zoti Rama premtoi zbardhjen njëhere e mire të saj. Ai tha se marrëveshja e qeverisë shqiptare me ÇEZ “Është një marrëveshje që nuk u negociua as në kulisa dhe as në zyrën e Kryeministrit, si pazaret e faktuara me dokumenta,që do të jenë pjesë e hetimit penal që ne do të kërkojmë me mbështetje të ekspertizës ndërkombëtare, por u negociua në zyrat e Komitetit të Energjisë në Vjenë me pjesmarrjen e 15 personave nga qeveria shqiptare dhe me çdo seancë të regjistruar. Marrëveshja hodhi bazën që sot te jemi këtu”. Ministrin Gjiknuri i cili është kryqëzuar nga opozita si shkakatari kryesor i humbjes i të paktë 480 milionë eurove. “Ministri i Energjisë që pati rolin kyç në këtë operacion historik reformues dhe transformues është nën sulmin e baltës dhe përditë nën akuzë ndër ata që janë përgjegjësit kryesor të asaj që gjetëm një vit më parë. Një kompani e marrë fund me 1 miliard dollarë borxhe të krijuar në vetëm 6 vjet” tha kryeministri Edi Rama.
Administratori i OSHEE-së, Ardian Çela nga ana e tij deklaroi se falë reformës së ndërmarrë nga qeveria është bërë e mundur ulja drastike e humbjeve si dhe rritja e arkëtime. Ai tha se një vit pas nisjes së reformës kompania nuk është barrë mbi buxhetin e shtetit. “Në 9-mujorin e vitit 2015 janë arkëtuar 500 milion dollarë. Thënë ndryshe, janë 150 milion më shumë se një vit më parë dhe 200 milion më shumë se në vitin 2013. Përqindja e arkëtimit në raport me faturimin në vitin 2013 ishte në vlerën 77.6 për qind, ndërsa këtë vit ajo arrin në 112 për qind. Në dy vitet e fundit janë arkëtuar 99.5 miliard lekë ku 1/3 e tyre i përkasin borxheve të vjetra. Dy vjet më parë, arkëtimi i faturës korente ishte në masën 66.5 për qind ndërsa aktualisht ai arrin në 83.3 për qind” tha adminsitratori Çela.
Shifrat e ofruara nga zoti Çela kanë filluar të japin përmasa më të sakta të “Çështjes ÇEZ”. Pyetja që më së shumti shtrohet në opinion është se si një kompani me fitime kolosale si OSHEE, është blerë nga një kompani e huaj për vetëm për 102 milionë euro vetëm 6 vjet më parë.