KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Reforma në shëndetësi kërkon kohë, por ne do ta bëjmë!
QSUT, infeksionet spitalore drejt minimizimit

Rama: Reforma në shëndetësi kërkon kohë, por ne do ta bëjmë!

Në kulmin e akuzave të opozitës së djathtë për korrupsion dhe dështim të reformës në shëndetësi, kryeministri Edi Rama tha të hënën se kjo reformë ashtu si reforma në arsim kërkon kohë. Në një takim me trupën e mjekëve zoti Rama tha se “Të jesh mjek dhe mësues apo punonjës i policisë në këtë vend është vërtetë shumë e vështirë, pasi mbart me veten, mbi vete një kosto morale të krijuar në shumë vite, e cila është jashtëzakonisht e vështirë që të shlyet shumë shpejt”. Zoti Rama kujtoi se qeveri e tij e gjeti shëndetësinë në një situatë alarmante. “Unë nuk dua të bëj shumë krahasime, por dua të krahasoj vetëm gjendjen e 3 spitaleve të Tiranës; QSUT, Sanatoriumin, dhe Spitalin e Traumës” tha ai. Ndonëse vlerësoi ndryshimet që janë duke ndodhur në këtë sistem, zoti Rama paranoi se “procesi është ende larg së qënit i përfunduar”. Kryeministri shtoi se është e vështirë të mposhtësh perceptimin për reforma të tilla, si ajo në shëndetësi dhe ajo në arsim, por shprehu bindjen në vijimësinë e këtyre reformave. “Ne po bëjmë gjërat në radhën e duhur” tha kryeministri Rama.