KRYEFAQJA » LAJME » Rama: “Reforma o do votohet, o do votohet!
Rama: "Reforma o do votohet, o do votohet!

Rama: “Reforma o do votohet, o do votohet!

Kryeministri socialist Edi Rama, vazhdon të shprehi këmbënguljen, por edhe besimin se Reforma në Drejtësi do të votohet ditën e enjte më 21 korrik në parlamentin shqiptar. “Reforma o do votohet, o do votohet! Historia nuk ndalet dot me manovra ne xunkth, thirrja e saj shemb çdo mur shurdherie. Ky vend eshte i popullit dhe ky popull i perket Europes!” shkruan zoti Rama në rrjetin social Fejsbuk.

Thirrje për votimin e reformës kanë përcjellë edhe personalitet të ndryshme të vendit. Nisma u mor nga shkrimtari i njohur Dritëro Agolli, ndërsa u firmos nga mjaft figura të njohura, ndër ta dhe disa herë kandidati për çmimin “Nobël” në letërsi Ismail Kadare. Thirrje të ngjashme u kanë bërë deputetëve edhe përfaqësues të komuniteteve të krishtera dhe atij myslyman.

Lajmi më i fundit është se tre negociatorët e partive, kanë komunikuar “On line”  dhe pritet të takohen pas diten e së mërkurës për të sheshuar në një përpjekje të fundit mosmarrëveshjet.