KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Reforma territorale, kapitull i ri në modernizimin e shtetit shqiptar!
Rama: Reforma territorale, kapitull i ri në modernizimin e shtetit shqiptar!

Rama: Reforma territorale, kapitull i ri në modernizimin e shtetit shqiptar!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se reforma territorale ishte rruga e duhur për të çelur një kapitull të ri në modernizimin e shtetit shqiptar dhe ne organizimin e strukturave të këtij shteti në funksion të qytetarëve. Duke folur të premten në Konferencën Kombëtare për Qeverisjen Vendore, zoti Rama tha se “Tashmë u provua ajo që ne kemi thënë që në nisje, kur ndërmorëm këtë reformë historike për organizimin e shtetit shqiptar. Kjo reformë u aplikua dhe u përshtat në terren në një kohë rekord. Vizioni ynë nuk lidhje me asnjë interes palësh dhe nuk nxitej nga asnjë nevojë e brendshme për të bërë që një palë të dominonte mbi një palë tjetër”. Zoti Rama vlerësoi se aplikimi i reformës në zgjedhjet e zgjedhjet e 21 qershorit, “…jo vetëm ishte rruga e duhur, por ishte absolutisht edhe e vetmja mënyrë për të bërë të mundur gjëra që për vite të tëra i janë bërë të pamundura vendit tonë dhe njerëzve tanë”. Kryeministri Rama tha se me anë të kësaj reforme fatikisht u prish një status-kuo 20 vjeçare që pati pasoja të mëdha për vendin, që solli shkatërrime të mëdha në territor dhe qe solli shpartallim të madh të burimeve të zhvillimit, humbje të aseteve dhe pasurive të këtij populli për shkak të një organizimi jashtë kohe. Ai tha se  qeveria e tij po zbaton hap pas hapi programin e vet 4 vjeçar dhe si pjesë e këtij programi është jo vetëm reforma në kuptimin e riorganizimit të qeverisjes vedore, por edhe përshkallëzimi i kësaj reforme në përmbajtjen e qeverisjes vendore.