KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Reformat e ndërmarra drejtimi i duhur për Shqipërinë
Rama: Reformat e ndërmarra drejtimi i duhur për Shqipërinë

Rama: Reformat e ndërmarra drejtimi i duhur për Shqipërinë

Kryeministri socialist Edi Rama ka deklaruar vendosmërinë për të çuar më tej reformat e ndërmarra nga qeveria e tij si “drejtimi i duhur për Shqipërinë”. Zoti Rama i cili ka marrë pjesë të shtunën në Forumin e Grave Socialiste tha me keqardhje se mungesa e këtyre reformave dhe zhvillimi kaotik i vendit në dy dekada e gjysëm “ka përvëluar një gjeneratë të tërë”.
Sipas tij qeveria socialiste e cila pre dy vjet e gjysëm po drejton vendin, po sulmohet sepse po i bën gjërat ndryshe. “Sulmohemi sepse jemi ndryshe, jemi larg së qënit të përsorur, por jemi ndryshe dhe përfaqësojmë aspirata për të cilat i mbrojmë dhe luftojmë me pasion” tha kreu socialist njëherësh dhe kryeministri i vendit. “Ne nuk mund të pranojmë as leksione dhe as shprehje të kundërshtisë ndaj nesh që vjen nga forma nga më të papranueshmet” shtoi zoti Rama.
Në takimin e Forumit të Grave socialiste, zoti Rama u shpreh për tu’u dhënë më shumë fuqi grave shqiptare përmes përfaqësimit të barabartë në politikë e vendimarrj. Ai tha se PS ka në projekt për të shtrirë përfaqësimin me 50 për qind të grave dhe vajzave dhe grave edhe në nivele të tjera të jetës. Lideri socialist Rama sulmoi opozitën duke thënë se nuk mund të marrë leksione nga burra që abuzojnë gratë. “Nuk mund të pranoj dot asnjë leksion nga ata që kur ishin në qeveri e kishin një çetë me burra e mbanin një grua për hajmali apo leksione nga burra që abuzojnë gratë për ti bërë viktima” tha kryeministri Rama.