KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Refugjatë në Shqipëri? Ju nuk do të na gjeni të papërgatitur!
Rama: Refugjatë në Shqipëri? Ju nuk do të na gjeni të papërgatitur!

Rama: Refugjatë në Shqipëri? Ju nuk do të na gjeni të papërgatitur!

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se vendi i tij është i përgatitur nëse një fluks emigrantësh nga Siria do të hynin në kufirin shqiptar. “Ka një mundësi shumë të lartë që me ardhjen e dimrit dhe me vështirësitë e tjera … ata të mund të lëvizin në një tjetër kanal. Ju nuk do të na gjeni të papërgatitur, por kjo varet edhe nga dendësia e fluksit të refugjatëve” tha zoti Rama gjatë një interviste për agjencinë Rojters.
Pak ditë më parë zyrytarë të lartë të qeverisë shqiptare mohuan që BE i kish drejtuar Shqipërisë kërkesë për të strehuar 75 mijë refugjate siriane, por autoritetet shqiptare thanë se po përgatiteshin për të përballuar një emergjencë të mundshme.
Aktualisht Shqipëria ka vetëm dy qendra të përhershme për pritjen e refugjateve, të cilat ndodhen në Marqinet dhe Babrru të rrethit të Tiranës, por kapaciteti i tyre është tejet i vogël. Sipas disa burimeve qeveritare, autoritetet mund të hapin edhe disa kampe provizore në rast se kërkohet. Në opininon janë të freskëta kujtimet e afro një dekade e gjysëm më parë kur Shqipëria hapi portat dhe shqiptarët dyert e shtëpive të tyre për rreth 500 mijë bashkëkombas nga Kosova të cilët u larguan nga vatrat e tyre për ti shpëtuar genocidit serb. Vetë kryeministri shqiptar Edi Rama, duke folur për krizën aktuale të refugjatëve, tha se Europa nuk duhet t’i mbyllë dyert për ta.