KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Revolucion në sterilizimin e instrumentave kirurgjikale

Rama: Revolucion në sterilizimin e instrumentave kirurgjikale

Revolucion e ka cilësuar kryeministri Edi Rama, investimin më të ri për sterilizimin e instrumentave kirurgjikale. Shefi i qeverisë u shpreh se operacioni kombëtar për rikthimin e standarteve më të larta në shëndetësi, pas QSUT-së do të shtrihet në të gjithë spitalet rajonale në vend. Kryeministri, duke vlerësuar partneritetin publik-privat, tha se kjo është mënyra më e suksesshme për të bashkërenduar burimet financiare dhe burimet njerëzore në shërbim të mjekësisë. Investimi për sterilizimin e instrumentave është një teknologji gjermane, që i gërshetuar me eksperiencën italo-shqiptare do të ofrojë sterilizmin e paisjeve kirurgjikale në vend. Komplikacionet e rënda shendetesore shkaktuar nga infeksionet kirurgjikale, po shënojnë ulje me funksionimin e qendrës së sterilizimit.