KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Ritmet e legalizimeve po shtohen
Rama: Rtmet e legalizimeve po shtohen

Rama: Ritmet e legalizimeve po shtohen

Në kulmin e përpjekjeve të gjithanshme për të miratuar Reformën në Drejtësi, kryeministri socialist Edi Rama, ka gjetur një mënyrë origjinale për të bindur elektoratin për drejtësinë e rrugës së qeverisjes socialiste. Zoti Rama ishte në Bashkinë e Shijakut, ku ka shpërndarë 1001 certifikata legalizimi, ndërsa kujtoi se në PD në 8 vitet e pushtetit, ka legalizuar në Shijak vetëm 7 objekte. “Në 8 vjet, Partia Demokratike bëri vetëm 7 legalizime. Në një zonë ku PD s’është trajtuar keq, ka pasur mbështetje, demokratë e simpatizantë që i kanë dhënë jo pak PD-së”. Ai tha se nga këto legalizime asnjë nga banesat nuk është për familje, por janë restorante.”Sot ndajmë 1001 leje legalizimi, që do të thotë se nga ky shesh dalin sot pronarë të shtëpisë së tyre me dokumente në dorë” tha kryeministri Rama. Sipas tij tashmë në Shijak mbeten pa legalizuar edhe 250 objekte.
Duke u ndalur në procesin e legalizimeve në gjithë vendin zoti Rama tha se çdo muaj bëhen 4500-5000 legalizime. “Me këtë ritëm, ne në gjithë Shqipërinë legalizojmë në katër muaj çfarë ka lëvizur PD në pushtet. Dhe çdo katër muaj sa për 8 vjet të tyre”, tha ai.