KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Samiti duhet të bashkojë ëndërrat e shqiptarëve
Rama: Samiti duhet të bashkojë ëndërrat e shqiptarëve

Rama: Samiti duhet të bashkojë ëndërrat e shqiptarëve

Nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama, në Pallatin e Brigadave në Tiranë ka nisur Samiti i Diasporës. Nën sloganin “Të pandarë për Shqipërinë” në samit marrin pjesë mbi 1000 anëtarë të diasporës shqiptare nga 40 vende të botës, që përfaqësojnë rreth 300 shoqata shqiptare.
Duke uruar mirëseardhjen zoti Rama tha se samiti duhet të bashkojë fuqinë ëndërrave për shqiptarët. Diaspora shqiptare është rrënja e një trungu të lashtë, tha ai. “Sa është e jona, Shqipëria është dhe e juaja” ju drejtua zoti Rama përfaqësuesve të diasporës, ndërsa shprehu shpresën në suksesin e këtij takimi të parë.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e konsideroi samitin si historik për të bashkuar shqiptarët,ndërsa ftoi që samiti i ardhshëm të zhvillohet në Prishtinë.
Samiti i Diasporës i cili do të vazhdojë dy ditë, do të shërbejë si platformë bashkëbisedimi midis shqiptareve për të rimëkëmbur dhe për ti strukturuar më mirë marrëdhëniet midis komunitetit të shqiptareve me banim jashtë atdheut dhe vendit të tyre amë, Shqipërisë. Samiti i Diasporës pritet të finalizohet me projekte konkrete që qeveria shqiptare do tu ofrojë anëtarëve të diasporës për ti bërë pjesë e zhvillimit të vendit. Në përfundim do të ketë një deklaratë të përbashkët e cila do të vendosi disa shtylla për një bashkëpunim të ardhshëm dhe një angazhimi më konkret të diasporës në zhvillimin e Shqipërisë.