KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama sërisht në Kinë
Rama sërisht në Kinë

Rama sërisht në Kinë

Kryeministri Edi Rama u nis të hënën për një vizitë tre-ditore në Republikën Popullore të Kinës. Ai është ftuar të marri marrë pjesë në takimin e 4-t të nivelit të lartë në kuadër të nismës së bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore. Mikpritësi i takimit me temë “Pikënisje e re, sfera të reja, vizion i ri” në Suzhou, është kryeministri kinez Li Keqiang. Pjesmarrësit shpresojnë që takimi të shënojë një moment të ri në këtë bashkëpunim. Parashikohet që gjatë tij të miratohen dy dokumente, mbi të cilat do të ndërtohet një platformë bashkëpunimi në 10 fusha, si dhe të planifikohen më shumë se 10 mekanizma bashkëpunimi.
Një takim i veçantë do të jetë edhe ai i liderëve të vendeve të EQL me Presidentin e Kinës, Xi Jinping. Gjatë vizitës kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron do të zhvillojë një takim dypalësh me kryeministrin e Kinës Li Keqiang.
Kjo është vizita e tretë e kryeministrit shqiptar në Kinë që nga shtatori, kur ai vizitoi për herë të parë Pekinin si kryeministër i Shqipërisë. Afro një muaj më parë zoti Rama vizitoi edhe Hong Kongun. Autoritetet shqiptare  i kanë kushtuar një vemendje të posacme marrëdhënieve me Kinën. Kryeministri Rama ka përsëritur në vizitat e tij intensive se “Shqipëria është një vend me potenciale të mëdha dhe e gatshme të mirëpresë investitorët nga Kina dhe Hong-Kongu”.