KRYEFAQJA » LAJME » Rama : Shkollat shqiptare hapësirë njohëse jo vetëm për shkencat, por edhe për fenë
Rama : Shkollat shqiptare hapësirë njohëse jo vetëm për shkencat, por edhe për fenë

Rama : Shkollat shqiptare hapësirë njohëse jo vetëm për shkencat, por edhe për fenë

Kryeministri Edi Rama, bëri të ditur projektin më të ri të qeverisë së tij “për ta kthyer shkollën publike në një hapësirë njohëse jo vetëm për shkencat, por edhe për fenë”. Deklaratën e tij zoti Rama e bëri gjatë një aktiviteti të organizuar të shtunën nga Komuniteti Mysliman në ditëlindjen e Profetit Muhamed “Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të – Krenaria e Njerëzimit”.

Sipas zoti Rama “Ky projekt konsiston jo në cënimin e laicitetit të shkollës sonë, por në forcimin e themeleve të kulturës laike e cila është e dobët dhe e pafuqishme të përballet me format e ekstremizmit te dhunshëm apo ekstremizmit”. Kryeministri tha se duhen çelur dyert e shkollave për njohjen e besimeve fetare, por “Të mos i hapim dyert atyre që nëpërmjet islamit kryejnë krime”. “Të luftosh ekstremizmin e dhunshëm nuk mjafton të çosh ushtarë në front se nuk është beteje që fitohet përmes armëve, por luftë që fitohet përmes mendjes e zemrave të të rinjve në mbarë vendit” nëvizoi zoti Rama. Ai u shpreh me superlativa për rolin e komunitetin mysliman shqiptar, “Një komunitet që në çdo moment ka luajtur një rol paqtues për kombin tonë…”.

Duke u ndalur tek dallimet fetare në Shqipëri dhe bashkejetesa e tyre, zoti Rama tha se ato janë një pasuri dhe jo problem. “Atë që na kanë lënë të parët, ne duhet ta promovojmë tek brezat e ardhshëm dhe ata ta transmetojmë e ta ruajnë si sytë e ballit” tha ai.
Projekti i qeverisë shqiptare që në shkolla të mësohet edhe kultura feta do të fillojë me një numër shkollash në zona rurale e urbane dhe do ketë bashkëpunim me shkolla të mirënjohura europiane. “Kemi thirrur ekspertë të Perëndimit dhe do bashkëpunojmë falë teksteve duke nisur nga observatori i laicitetit në Paris dhe deri tek komunitetet fetare tona në Shqipëri. Mësuesit do trajnohen që nga mënyra e të folurit etj” tha kryeministri Edi Rama.