KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Shqipëria ka hyrë në një epokë të re
Rama: Shqipëria ka hyrë në një epokë të re

Rama: Shqipëria ka hyrë në një epokë të re

Kryeministri socialist Edi Rama ka shprehur sërish kënaqësinë e tij për miratimin e Reformës në Drejtësi duke theksuar se tashmë Shqipëria ka hyrë në një epokë të re. “Për herë të parë, ne kemi instrumentet të gjykojmë ata që kurrë nuk janë gjykuar dhe që kanë tjetërsuar misionin dinjitoz të gjyqtarëve në një instrument që e shndërroi drejtësinë në diçka që mund ta shesësh dhe mund ta blesh” tha zoti Rama, në ceremoninë e 25 vjetorit të BERZH që u organizua në Tiranë. “Jam mjaft krenar që ia dolëm, jam mjaft krenar që kemi qenë të angazhuar për të që ditën e parë dhe meqë ra fjala ishim forca e parë politike në vend, gjatë këtyre 25 viteve, që e kishim reformën në drejtësi si pjesë të programit tonë dhe që e bëmë atë një prej premtimeve tona” theksoi ai. Zoti Rama u ndal ndërkohë edhe në arritjen e konsensusit mes forcave politike, i cili duket se po komentohet sipas interesave politike. “Natyrisht ka mjaft njerëz që kanë variantin e tyre të historisë, unë kam timin dhe në këtë variant, ky konsensus ishte një kryevepër e një kombinimi mjaft fatlum midis vullnetit të shqiptarëve, të cilët shkonin absolutisht përtej çdo linje partiake në mbështetje të kësaj reformë, vullnetit të aleatëve tanë, të cilët shkuan përtej çdo pritshmërie, duke investuar përpjekjen dhe imazhin e tyre, si edhe vullneti i disa murthyesve që siguruan që reforma të ishte e sigurt edhe pa konsensus. Pa këto elemente nuk do të kishim pasur 140 vota” tha zoti Rama.
Duke ju rikthyer 25 vjetorit të BERZH dhe ne konteksin e miratimit të Reformës në Drejtësi, kryeministri shqiptar tha se kjo është një epoke e re edhe për të gjithë ata që kanë investuar apo duan të investojnë në Shqipëri. “Jam ndjerë mjaft mirë, kur nga shumë drejtime, nga Britania, Gjermania, Turqia, më është shprehur vullneti i investitorëve për të pare më nga afër mundësitë e investimit në Shqipëri, pikërisht sepse kanë marrë informacionin se kjo reformë në drejtësi, kjo reformë e jashtëzakonshme kushtetuese ka kaluar me sukses” tha zoti Rama.