KRYEFAQJA » LAJME » Rama : Synimi vota në distancë
Rama : Synimi vota në distancë

Rama : Synimi vota në distancë

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se qeveria e tij po punon që pjestarët e diasporës shqiptare të mund të votojnë në distancë. “Është një nga qëllimet që ne i kemi vënë vetes të realizojmë”, tha zoti Rama. Ai e konsideroi të drejtën për të votuar e shqiptarëve jashtë atdheut si “një nga të drejtat më themelore të shkelura në 20 e kusur vitesh”. Kryeministri tha se Shqipëria nuk ka trashëguar asnjë bazë të dhënash për shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut. “Jemi angazhuar në një program të ri që quhet popullimi dhe që është një program që është në rrugën e zbatimit për të mundësuar popullimin regjistrimin e gjithë shqiptarëve jashtë atdheut”. “Nëse ky program do të ecë ashtu siç e kemi parashikuar, zgjedhjet e ardhshme do të jenë afati i fundit kur shqiptarët jashtë atdheut nuk do të kenë mundësi të votojnë në distancë” tha zoti Rama.
Ai ka premtuar ndërkaq edhe mbështetjen për mësimin e gjuhë shqipe nga fëmijet e shqiptarëve kudo në botë. “Do të mbështesim të gjitha nismat e komuniteteve shqiptare që ndodhen në vende të ndryshme të botës, për të mësuar gjuhën shqipe” tha zoti Rama i pyetur lidhur me mësimin e gjuhës amëtare. Ai kujtoi se “Tani në platformën e RTSH ka një emision të veçantë që do t’i kushtohet mësimit të gjuhës shqipe, si një mënyrë për të qënë sa më afër me ju, për këtë çështje” tha ai.