KRYEFAQJA » LAJME » Shtëpia e Bardhë për vizitën e Ramës
rama

Shtëpia e Bardhë për vizitën e Ramës

Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë ka lëshuar një deklaratë ku njofton për takimin e presidentit Barak Obama dhe zv/presidentit Xho Bajden me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ata theksuan rëndësinë e partneritetit të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara. Presidenti dhe zv presidenti shprehen vlerësim për rolin kritik që luan Shqipëria në çuarjen përpara të sigurisë rajonale dhe ripohuan rëndësinë e mbajtjes hapur të derës së integrimit euroatlantik për stabilitetin në Ballkan. Presidenti dhe zv/presidenti lavdëruan Shqipërinë për rolin e saj udhëheqës në promovimin e tolerancës fetare dhe për kontributin e rëndësishëm të Shqipërisë në koliaicionin ndërkombëtar kundër shtetit islamik, si dhe për hapat domethënës që ka ndërmarrë Shqipëria kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Presidenti, zv/presidenti dhe kryeministri po ashtu, ranë dakord për rëndësinë që ka vazhdimi i reformave me qëllim përparimin e integrimit evropian të Shqipërise, bëhet e ditur në deklaratën e cila është e publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.