KRYEFAQJA » LAJME » Rama takohet me ambasadorët: Miratimi i reformës rëndësi strategjike
Kryeministri shqiptar Edi Rama, vazhdon të këmbënguli se miratimi i Reformës në Drejtësi ka rëndësi strategjike për të ardhmen e vendit. Zoti Rama i bëri deklaratat në konferencën e ambasadorëve të Shqipërisë në botë, konferenca e dytë që kur ai erdhi në postin e kryeministrit tre vjet më parë. “Rruga që kemi bërë, pavarësisht arritjeve që mund të numërojmë dhe reformave që mund të listojmë, kushtëzohet nga miratimi i reformës në drejtësi. Një reformë me rëndësi të jashtëzakonshme për vendin e Shqipërisë në rajon dhe padyshim edhe për raportin e vendit tonë me Bashkimin Europian" tha zoti Rama. "Vështirë të gjendet në historinë e këtyre 25 viteve një angazhim i ngjashëm masiv dhe i gjithanshëm i komunitetit të miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë në kohë paqeje për Shqipërinë, sa angazhimi për reformën në drejtësi" shtoi ai. "Dua të nënvizoj përpara jush që jemi shumë të vendosur të bëjmë çdo përpjekje deri në minutën e fundit në përputhje me qëllimin dhe qëndrimin e partnerëve tanë strategjikë" tha më tej zoti Rama. Kryeministri shqiptar duke ju referuar politikës së jashtme të Shqipërisë në rajon tha se "në 24 muajt e fundit ne kemi shënuar përparime konkrete në të gjitha drejtimet". Ai ju referuar bashkëpunimit me Kosovën, për të cilin tha se ka potenciale të jashtëzakonshme. "Mbledhjet e përvitshme kanë dhënë fryte konkrete dhe të mjaftueshme për të prodhuar një model të ndërtimit të marrëdhënieve mes shteteve të kësaj zone, në funksion të përmirësimit të kushteve për të zhvilluar më shumë tregtinë, ekonominë, kulturën etj" tha zoti Rama. Kryeministri u ndal edhe tek synimi për integrimin europian të Shqipërisë për të cilin tha se “e kemi ndjekur me prioritet të posaçëm dhe vendosmëri të veçantë".

Rama takohet me ambasadorët: Miratimi i reformës rëndësi strategjike

Kryeministri shqiptar Edi Rama, vazhdon të këmbënguli se miratimi i Reformës në Drejtësi ka rëndësi strategjike për të ardhmen e vendit. Zoti Rama i bëri deklaratat në konferencën e ambasadorëve të Shqipërisë në botë, konferenca e dytë që kur ai erdhi në postin e kryeministrit tre vjet më parë. “Rruga që kemi bërë, pavarësisht arritjeve që mund të numërojmë dhe reformave që mund të listojmë, kushtëzohet nga miratimi i reformës në drejtësi. Një reformë me rëndësi të jashtëzakonshme për vendin e Shqipërisë në rajon dhe padyshim edhe për raportin e vendit tonë me Bashkimin Europian” tha zoti Rama. “Vështirë të gjendet në historinë e këtyre 25 viteve një angazhim i ngjashëm masiv dhe i gjithanshëm i komunitetit të miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë në kohë paqeje për Shqipërinë, sa angazhimi për reformën në drejtësi” shtoi ai. “Dua të nënvizoj përpara jush që jemi shumë të vendosur të bëjmë çdo përpjekje deri në minutën e fundit në përputhje me qëllimin dhe qëndrimin e partnerëve tanë strategjikë” tha më tej zoti Rama.
Kryeministri shqiptar duke ju referuar politikës së jashtme të Shqipërisë në rajon tha se “në 24 muajt e fundit ne kemi shënuar përparime konkrete në të gjitha drejtimet”. Ai ju referuar bashkëpunimit me Kosovën, për të cilin tha se ka potenciale të jashtëzakonshme. “Mbledhjet e përvitshme kanë dhënë fryte konkrete dhe të mjaftueshme për të prodhuar një model të ndërtimit të marrëdhënieve mes shteteve të kësaj zone, në funksion të përmirësimit të kushteve për të zhvilluar më shumë tregtinë, ekonominë, kulturën etj” tha zoti Rama.
Kryeministri u ndal edhe tek synimi për integrimin europian të Shqipërisë për të cilin tha se “e kemi ndjekur me prioritet të posaçëm dhe vendosmëri të veçantë”.