KRYEFAQJA » LAJME » Rama takohet me Kryetarin e Bashkisë së New York-ut Bill de Blasio
rama-kryebashkiaku i nju jorkut

Rama takohet me Kryetarin e Bashkisë së New York-ut Bill de Blasio

Ditën e parë të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Edi Rama u takua me Kryetarin e Bashkisë së Neë York-ut Bill de Blasio. Kryeministri Rama vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA-ve si dhe rolin që SHBA ka luajtur në mbrojte të interesave kombëtare shqiptare. Kryetari i Bashkisë De Blasio e përgëzoi Kryeministrin Rama për reformat e ndërmarra. Gjithashtu Kryetari i Bashkisë, De Blasio, vlerësoi rolin e diasporës shqiptare në Neë York.

Kryeministri Edi Rama gjithashtu mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga komuniteti shqiptar në Neë York. Kreu u qeverisë foli për Samitin e Parë Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare që do të zhvillohet në Nëntor të këtij viti në Tiranë. Ai tha se do të jetë një Samit ku qeveria dhe aktorë të tjerë kombëtarë do të diskutojnë me diasporën. Z. Rama tha se samiti është një moment për të diskutuar mbi rrugët dhe mënyrat e bashkëpunimit.