KRYEFAQJA » LAJME » Rama takohet me Metën
Rama takohet me Metën

Rama takohet me Metën

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i parlamentit Ilir Meta, janë takuar mbrëmjen e së mërkurës në një prej lokaleve të Tiranës, bëjnë të ditur mediatike. Darka e tyre ka zgjatur rreth tre orë dhe zoti Rama e zoti Meta janë parë të dalin duke buzëqeshor nga lokali dhe kanë qenë mjaftë miqësorë mes tyre.
Të dy politikanët, aktualisht më të rëndësishmit në Shqipëri, nuk kanë dhënë deklarata për mediat pavarësisht interesimit të gazetarëve të pranishëm të cilët kanë pritur jo pak në mot të ftohtë.
Ende nuk ka njoftime zyrtare rreth takimi, por mendohet se në vemendje kanë qenë zhvillimet e fundit në politikën shqiptare veçanërisht raportet lidhur me reformën në drejtësi, për miratimin e së cilës nga ndërkombëtarët po i kërkojnë politikës shqiptare konsensus sa më i gjerë.
E mërkura do të mbahet mend edhe si një moment tensioni mes palëve, ende e pa sqaruar mirë për opinionin. Paradite sekretari i përgjithshëm i LSI Luan Rama kritikoi qeverinë për politikat fiskale, por pak orë më pas kreu i grupit parlamentar i LSI Petrit Vasili i konsideroi këto vlerësime si qëndrime personale të zotit Rama.