KRYEFAQJA » LAJME » Rama takohet me Metën
Rama takohet me Metën

Rama takohet me Metën

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta kanë zhvilluar takimin e tyre të përjavshëm në selinë e Kuvendit. Në qëndër të takimit mendohet të ketë qënë reforma në drejtësi. Takimi i dy krerëve të mazhorancës vjen një ditë pasi Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi ka miratuar nen për nen dhe në tërësi draftin e kësaj reforme, pa praninë e opozitës. Kjo e fundit vijon të këmbëngulë në kërkesën e saj lidhur me paragrafin e 88-të të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, atë që lidhet me vendet e rezervuara në katër insitucionet kolegjiale të sistemit të ri të drejtësisë, ndërkohë që për 99 përqind të draftit është dakordësuar me mazhorancën. Mazhoranca, edhe pas miratimit të draftit, është shprehur e hapur për vijimin e diskutimeve e negociatave lidhur me këtë pikë, në mënyrë që drafti i reformës të miratohet me konsensusin e plotë të palëve. Faktori ndërkombëtar vazhdon të mbështesi miratimin pa humbur kohë të kësaj reforme.