KRYEFAQJA » LAJME » Rama takohet me Metën
Rama takohet me Metën

Rama takohet me Metën

Dy krerët kryesorë të koalicionit qeverisëse, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta, zhvilluan të mërkurën një takim kokë-kokë në zyrat e Kryesisë së Kuvendit. Takimi zgjati për gati një orë, por në përfundim të tij asnjë nga zyrtarët e lartë  nuk përcollën  deklarata për gazetarët. Mendohet se në fokus ka qenë seanca plenare e së enjtes ku pritet të nisi debati rreth projektbuxhetit për vitin 2015 dhe paketës fiskale, si dhe do të miratohen ligje që kërkojnë shumicë të cilësuar prej 84 votash.