KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Të jesh i majtë do të thotë të besosh se ka edhe më mirë, të jesh i djathtë do të thotë të besosh se ka edhe më keq
Rama: Të jesh i majtë do të thotë të besosh se ka edhe më mirë, të jesh i djathtë do të thotë të besosh se ka edhe më keq

Rama: Të jesh i majtë do të thotë të besosh se ka edhe më mirë, të jesh i djathtë do të thotë të besosh se ka edhe më keq

Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur vendosmërinë e tij për ndërmarrjen e reformës në drejtësi, pavarësisht kundërshtive të forta të së djathtës shqiptare. Duke folur në Akademinë Politike të PS, zoti Rama pranoi se për të ndërtuar Shqipërinë e gjeneratës tjetër duhet kosto dhe sakrificë. “Eshtë qartësisht evidente që kundërshtia është shumë e fortë sepse reforma në drejtësi është një reformë për Shqipërinë e gjenratës tjetër, dhe Shqipëria e gjeneratës tjetër nuk ndërtohet pa sakrifica, kosto dhe pandëshkueshmëri për çka ka ndodhur. Shqipëria e gjernatës tjetër nuk mund të jetë Shqipëria e pandëshkueshmërisë” tha kreu socialist. Ai etiketoi ashpër qëndrimin e së djathtës shqiptare në këto zhvillime. “Për të ndërtuar këtë duhet të përballemi me agrsivitetin e forcave konservatore, e një të djathte që është primitive dhe që me të djathtën europian ka pak ose aspak të bëjë” tha zoti Rama. Sipas tij ndryshimi midis të djathtës dhe të majtës në Shqipëri është i madh. “PS është një shprehje kuptimplotë e të majtës modern. Të jesh i majtë do të thotë të besosh se ka edhe më mirë, të jesh i djathtë do të thotë të besosh se ka edhe më keq, ky është dallimi” tha zoti Rama në Akademinë Politike të PS.