KRYEFAQJA » LAJME » RAMA TE KEK: KRITERE EUROPIANE PËR FODET E NDIHMËS SHTETËRORE
RAMA TE KEK: KRITERE EUROPIANE PËR FODET E NDIHMËS SHTETËRORE

RAMA TE KEK: KRITERE EUROPIANE PËR FODET E NDIHMËS SHTETËRORE

Kryeministri Edi Rama, akuzoi qeverinë e djathtë se gjatë viteve 2007-2012 abuzoi me 631 milion euro, të fondit të ndihmës shtetërore për biznesin. Nga mbledhja e Këshillit Ekonomik Kombëtar, Rama, tha se keqadministrimi ka qënë në kundërshtim edhe me legjislacionin e BE-së, duke i sjellë dhe një tjetër dëm ekonomisë, atë të favorizimit të konkurencës së pandershme me këto fonde.

Për kryeministrin Rama, rishikimi i politikave qeverisëse dhe menaxhimit të këtij fondi, në 3 vitet e qeverisë së tij ka mbështetur më shumë sektorë si bujqësia, ujesjellës-kanalizime, transporti, duke bashkërënduar edhe me politikat kombëtare të nxitjes së punësimit.

Në një filtër të imtësishëm, do të kalojnë të gjitha kompanitë që duan të përfitojnë financime nga ky fond, duke respektuar kritere që sot aplikohen në vendet e BE-së.

Rama u shpreh se kompanitë kanë të gjithë hapsirat për të konkuruar për fondet e ndihmës ekonomike, duke zgjedhur kapacitetet e tyre dhe ndikuar drejtpërdrejt në rritjen ekonomike të vendit.