KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Të miratojmë Reformën në Drejtësi, këtë revolucion paqësor transformues
Rama: Të miratojmë Reformën në Drejtësi, këtë revolucion paqësor reformues

Rama: Të miratojmë Reformën në Drejtësi, këtë revolucion paqësor transformues

Kryeministri socialist Edi Rama ka shprehur besimin se Reforma në Drejtësi do të miratohet me shumicën e votave të nevojshme në parlament, ndërsa tha se mosmiratimi do të ishte dështim i madh i pamerituar i popullit shqiptar. Pas takimi tre palësh me kreun e parlamentit Meta dhe kreun e opozitës Basha, zoti Rama ka përsëritur se PS do pranojë çdo zgjidhje nga opozita me kusht që të ketë miratimin e ndërkombëtarëve. Deklarimet e tij kreu i maxhorancës dhe kryeministri Rama, zgjodhi ti bënte para akademisë politike të të rinjve të PS. Fjalimi i tij ishte i mbushur plot emocion dhe tone të forta, duke treguar vendosmërinë e tij dhe të PS për të miratuar Reformën në Drejtësi, duke e konsideruar si revolucion paqësor dhe transformues. Ai akuzoi opozitën se “…po i bëhet mur Europës dhe SHBA-së. “Është e pamendueshme që një parti që lindi nga barku i revolucionit demokratik që përmbysi regjimin sot ti bëhet murë Europës dhe SHBA-së në emër të sovranitetit” tha zoti Rama. “Për fat të keq siç ndodh gjithmonë kur patriotizmi përdoret për të fshehur diçka që s’ka lidhje me lartësinë ideale të koncepteteve, nuk janë asgjë tjetër vecse mburoja dhe beteja më e egër që i është hapur SHBA, BE dhe interesit jetik te Shqiperise” shtoi ai. Megjithatë “Do bëjmë çmos që ky transformim të ndodhë” premtoi kryeministri socialist.  Zoti Rama ju bëri thirrje deputetëve që të votojnë reformën të enjten në parlament pasi votojnë fatin e Shqipërisë. “Ky është një moment që vjen vetëm njëherë në jetë” tha ai, ndërsa shprehu bindjen se  94 vota do të jenë pro Reformës në Drejtësi.