KRYEFAQJA » LAJME » Rama : Të reformojmë Akademinë e Shkencave

Rama : Të reformojmë Akademinë e Shkencave

Qeveria shqiptare po synon të reformojë Akademinë e Shkencave. Propozimi është bërë publik nga kryeministri Edi Rama gjatë një takim të posaçëm me drejtues të Akademisë së Shkencave, të institucioneve të kërkimit shkencor, akademikë e pedagogë. “Është pozitive, në këndvështrimin tonë, që shprehet një nevojë për një rishikim të vizionit dhe misionit të Akademisë. Konkluzionet janë që në gjendjen aktuale, nga gjithë këto kontribute nuk kemi një analizë shteruese të shkaqeve të performancës së pamjaftueshme. Ka një tendencë që është e përgjithshme për çështjen e financimit, për të kuptuar se kush janë burimet përtej burimit buxhet shteti, që mund t’i japin Akademisë më shumë frymëmarrje financiare” tha zoti Rama.
Duke parashtroi hapat e mëtejshme, zoti Rama tha se duhet “…të operojmë me shumë vendosmëri për ta ndryshuar të gjithë sistemin, të sigurojmë që Akademia dhe njerëzit e botës akademike, të shkencës të ndjehen më mirë, të kenë një qytetari tjetër dhe sistemi të fillojë të prodhojë”. Grupe të posaçme pune do të hartojnë dhe miratojnë strategjinë e kërkimit shkencor, ligjin e ri për shkencën si dhe reformën në sistemin e institucionit të shkencës.