KRYEFAQJA » LAJME » Rama, teknologjia e inovacionit redukton korrupsionin

Rama, teknologjia e inovacionit redukton korrupsionin

Shqipëria ofron 260 shërbime on line, duke ndërtuar të gjithë instrumentat për të reduktuar mundësitë për korrupsion në çdo nivel të administratës shtetërore. Në ceremoninë e perurimit të qendrës së inovacionit në Tiranë, kryeministri Edi Rama,tha se aktualisht janë 260 shërbime që ofrohen on line.

Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, tha se teknologjia e shërbimeve on line është një mundësi shumë e mirë edhe për zhvillimin ekonomik të vendit dhe rritjen e mundësive për punësimin e të rinjve.

Për kryeministrin Rama, një model suksesi për funksionimin të sistemeve të teknologjisë së inovacionit, është pagesa e faturave të energjisë elektrike, duke reduktuar rradhët e gjata. Shërbimet on line, eleminojnë dhe kontaktin e qytetarit me nënpunësit, duke ulur mundësitë për veprime korruptive.

Shërbime të tilla me rëndësi të posaçme për jetën e vendit, janë dhe ato për gjeohapsirën, të cilat do të ofrojnë të dhëna të sakta për zyrat e rregjistrimit të pasurive të paluajtshme.