KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Ti lëmë gjeneratës tjetër një vend më të mirë!

Rama: Ti lëmë gjeneratës tjetër një vend më të mirë!

Për të dytën herë brenda pak ditësh, kryeministri socialist Edi Rama është ndodhur përpara një auditori gra socialiste. Këtë radhë ka qenë Festa e 8 Marsit, që zoti Rama ka shfrytëzuar për të treguar dashurinë dhe respektin e pakufishëm për gratë e vajzat, apo siç i ka pëlqyer shpesh të shprehet, gjysmën më të mirë të burrave. Duke e cilësuar 8 Marsin jo vetëm si festën e grave dhe vajzave, por edhe si festën e Partisë Socialiste, kreu socialist foli për shifrat gjithnjë në rritje të përfshirjes se grave e vajzave në vendimmarrje. Zoti Rama gjeti rastin të hidhte poshte akuzat për kriminalizimin e forcës politike që ai drejton, duke thënë se në Kuvend nuk u futen kriminelët, por numri më i madh i grave e vajzave që është parë ndonjëherë.
Ai u shpreh i bindur se Partia Socialiste do ti fitojë zgjedhjet e ardhshme, por se beteja e vertetë është ajo me prapambetjen, në menyrë që gjeneratës tjetër ti lihet një vend më i mirë.