KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama: UBT, qendër graviteti e zhvillimit rural
Rama: UBT, qendër graviteti e zhvillimit rural

Rama: UBT, qendër graviteti e zhvillimit rural

Zhvillimi i bujqësisë dhe fshatit shqiptar, mbetet një nga synimet e qeverisë së majtë të kryeministrit Rama për të ardhmen. Pas disa turesh intensive në zona të ndryshme të vendit, zoti Rama ishte në Universitetin Bujqësor të Tiranës, i cili feston 65 vjetorin e krijimit. Ai kërkoi me këtë rast që ky institucion të shtrihet në të gjithë territorin e vendit. “Është e domosdoshme që ta shikojmë zhvillimin e mëtejshëm rural që nuk mund të pasqyrojë ambicien tonë nëse ky universitet nuk bëhet qendra e gravitetit të atij zhvillimi. Nuk mund ta çojmë përpara Shqipërinë në sektorin bujqësor dhe blektoral duke u bazuar tek Drejtoritë e Bujqësisë”, tha zoti Rama. Ai vlerësoi se Reforma në Arsimin e lartë në Shqipëri kanë dhënë efekte në Universitetin Bujqësor duke rritur cilësinë. Zoti Rama ka paralajmëruar edhe ndërhyrje energjike për të larguar nga territori i UBT të gjitha ndërtimet private që janë bërë pa leje veçanërisht pas trazirave sociale të 1997 si dhe largimin e zaptuesve të godinave arsimore.