KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama “ulja historike e taksës për biznesin e vogël është rezultat i drejtëpërdrejtë i operacionit kundër informalitetit”
Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin e supergjobave

Rama “ulja historike e taksës për biznesin e vogël është rezultat i drejtëpërdrejtë i operacionit kundër informalitetit”

Përkundër opinionit se qeveria shqiptare po zbut politikën e saj të ashpër ndaj biznesit, kryeministri Edi Rama këmbëngul se “ulja historike e taksës për biznesin e vogël është rezultat i drejtëpërdrejtë i operacionit kundër informalitetit”. Në një status në Fejsbuk zoti Rama jep më shumë hollësi. Sipas tij “Janë 83 mijë e 300 biznese të vogla, familje apo individë të vetpunësuar që përfitojnë si asnjëherë më parë nga zerimi i taksave dhe tanimë kanë detyrimin të paguajne vetëm sigurimet për pensionin dhe shëndetin e tyre”. Sipas kalkulimeve të qeverisë 15 mije e 900 biznese të tjera që xhirojnë 50 deri ne 80 milionë lekë në vit do të përfitojnë 33% të taksës mbi fitimin dhe do t’i paguajnë shtetit vetëm 5% të fitimit.
“Tanimë detyrimi ligjor i të gjitha bizneseve të vogla për të mbajtur faturat e çdo blerjeje dhe për të dhënë kuponin për çdo shitje, është një detyrim moral për të kontribuar në betejën e mëtejshme kundër informalitetit, në mënyrë që asnjë qindarkë që i takon popullit të mos gëlltitet nga evazioni i të mëdhenjve në kurriz të të vegjëlve”, shkruan zoti Rama në “Facebook”. Për kryeministrin shqiptar, aksioni kundër informalitetit është “ndër rezultatet më domethënëse të këtyre dy viteve të vështira pune, mundimesh e sakrificash për të rilindur Shqipërinë pas një epoke cfilitëse rrënimi”.