KRYEFAQJA » LAJME » Rama uron shqiptarët në Ditën e Pavarësisë
Rama uron shqiptarët në Ditën e Pavarësisë

Rama uron shqiptarët në Ditën e Pavarësisë

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë sot nëpërmjet Fejsbukut urimin e tij për 28 nëntorin, ditës kur 104 vjet më parë në Vlorë, u shpall pavarësia e Shqipërisë. “GËZUAR DITËN E PAVARËSISË! Mirënjohje përjetë Ismail Qemalit dhe të gjithe etërve themelues të shtetit shqiptar! Rroftë Shqipëria dhe rrofshin shqiptarët kudo ku jetojnë!”, shkruan zoti Rama ndërsa si fotografi ka zgjedhur flamurin e Shqipërisë.

Zoti Rama viziton sot Berlinin i ftuar nga kancelarja Merkel. Sipas mediave shqiptare pritet që në këtë takim në këtë datë të shënuar të historisë së Shqipërisë, zonja Merkel ti komunikojë zotit Rama lajme të rëndësishme lidhur me të ardhmen integruese të vendit në BE.

Në komunikimin e javor të shpërndarë si zakonisht të dielën pas dite, zoti Rama nuk ka bërë koment rreth këtij takimi, por ka deklaruar se “Shqipëria europiane nuk është një ëndërr me sy hapur e kësaj qeverie, por një amanet që ne do ta çojmë në fund me reforma”. Sipas tij mbetet për tu parë vendimi që do të marrin vendet e BE në mes të dhjetorit lidhur me nisjen e bisedimeve me Shqipërinë. “Parlamenteve të BE do tu duhet të shprehen vetëm kur të jetë momenti për të ratifikuar datën e çeljes zyrtare të tryezave të negociimit. Ndërkohë që ne e dimë vetë dhe e kemi thënë që ditën e parë të marrjes së rekomandimit pozitiv se nuk jemi në momentin e përcaktimit të datës” tha zoti Rama në komunikimin e tij javor në Fjesbuk.