KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama vendeve të Ballkanit: Të krijojmë një zonë të lirë tregëtare

Rama vendeve të Ballkanit: Të krijojmë një zonë të lirë tregëtare

Reforma në Drejtësi, një kërkesë e ripërsëritur edhe nga biznesi, priteti të ndikojë në rritjen me rreth 35 përqind të ekonomise së vendit. Kjo ishte shifra që kryeministri Edi Rama, permendi gjatë Këshillit Ekonomik Kombëtar. Ai ju referua parashikimeve të FMN, ndërsa tha se në 32 muaj qeveria po ndërmerr çdo hap për të krijuar lehtësi për sipermarrjen. “Edhe vetë FMN e ka përcaktuar Reformën në Drejtësi, si një reformë që mund ta përmirësojë klimën e biznesit në Shqipëri deri në 35 për qind dhe mund tëndikojë në një përshpejtim të rritjes ekonomike”” tha zoti Rama.
Kryeministri tha se qeveria që ai drejton është mbështetësja më e madhe për bzinesin. Ai i ftoi sipërmarrësit të shohin bujqësinë si një mundësi shumë të mirë për të investuar. “Kush i ka paratë të mos i mbajë nëpër banka, por të investojë në bujqësi” tha zotit Rama.
Ndërsa ministri i Financave, Arben Ahmetaj, duke iu referua reformave ekonomike t aplikuara, e cilësoi klimën e biznesit,si me të favorshme në 25 vitet e fundit.” Sot kemi një ekonomi që rritet me ritme te konsoliduara dhe mbi mesataren e rajonit” tha zoti Ahmetaj.
Gjatë punimeve të Këshillit Ekonomik Kombetar,kreu I qeverise,njoftoi edhe nismen qe shqiperia do prezantoi në samitin e Berlinit, që është zonë e lirë ekonomike për vendet e rajonit.” Shqipëri ka marrë nismën për një projekt të përbashkët për rrëzimin e të gjitha barrierave tatimore dhe të krijimit të një zone të lirë tregëtare” tha kryeministri Rama.