KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Vitin e ardhshëm Shqipëria duhet të çeli negociatat me BE
Rama: Vitin e ardhshëm Shqipëria duhet të çeli negociatat me BE

Rama: Vitin e ardhshëm Shqipëria duhet të çeli negociatat me BE

Kryeministri Edi Rama ka shprehur optimizmin e tij se Shqipëria do të çeli negociatat për antarësim në BE gjatë vitit të ardhshëm. Deklaratën e tij zoti Rama e bëri pas takimit me Presidentin e Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve europianë, Xhani Pitela, ku morën pjesë edhe Knut Flekenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian dhe eurodeputeti Riçard Hëit. “Viti i ardhshëm duhet të jetë viti i hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë, bazuar në gjithë ecurinë e qëndrueshme dhe të vendosur të qeverisë shqiptare dhe të shumicës së qeverisë, për të çuar përpara një proces të gjerë reformash shtetndërtuese” tha zoti Rama.
Deklarata e kryeministrit shqiptar u mbështet dhe zoti Pitela. “Ne besojmë se, Shqipëria duhet të fillojë me shpejtësi negociatat. Qeveria “Rama” ka bërë një punë shumë të mirë në të gjithë sektorët, që u takojnë qytetarëve dhe që kërkoheshin nga Komisioni Europian, si lufta kundër korrupsionit, reforma në administratën publike, rritja ekonomike, kohezioni social. Ka një propozim për një reformë në sistemin juridik, që përfaqëson një avancim të rëndësishëm, dhe që unë inkurajoj të shkojë përpara edhe në këtë sektor të vështirë, që është njëkohësisht kyç edhe për qytetarët tanë. Ndaj, unë besoj se 2016-a duhet të jetë viti i hapjes së negociatave” tha zoti Pitela, President i Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve europianë. Ai u shpreh mjaftë opotimist se Shqipëria do të arrijë në 2019-n të jetë një anëtare e Bashkimit Europian.