KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Vizita e Njuland, tregon se çfarë rëndësie i kushton SHBA Reformës në Drejtësi
Rama: Vizita e Njuland, tregon se çfarë rëndësie i kushton SHBA Reformës në Drejtësi

Rama: Vizita e Njuland, tregon se çfarë rëndësie i kushton SHBA Reformës në Drejtësi

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar se vizita e Ndihmës Sekretares amerikane të Shtetit Viktoria Njuland të dielën në Tiranë, tregon se çfarë rëndësie i kushton qeveria amerikane Reformës në Drejtësi. Duke folur për mediat nga Varshava ku ndodhet për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, zoti Rama tha se “Ardhja e zonjës hekur nga Uashingtoni është një tjetër sinjal shumë i rëndësishëm për shqiptarët se çfarë rëndësie të madhe i kushton Shtëpia e Bardhë, çfarë rëndësie i kushton qeveria amerikane reformës në drejtësi dhe se çfarë fitojmë dhe çfarë humbim duke e votuar, ose duke mos e votuar Reformën në Drejtësi”. Sipas tij kjo është,”… jo vetëm si ambicie për të përmbysur një sistem të kalbur e për të ngritur një sistem drejtësie që shqiptarët e meritojnë, por dhe në kuptimin se çfarë do të jetë nesër Shqipëria në sytë e SHBA-ve, nëse nuk do të jetë në gjendje të kalojë Reformë në drejtësi”. Duke komentuar zhvillimet mes palëve në lidhje me miratimin e reformës, zoti Rama tha se “jemi në zhvillim të planit B që është ecja përpara me draftin në parlament”. “Ju po pyesni për C- në, por C-ja vjen pas B-së” ju përgjigj ai një pyetjeje se çfarë do të ndodhi nëse reforma nuk miratohet më 21 korrik në parlament.