KRYEFAQJA » LAJME » Rama vizitë në Myzeqe
Bujqësia shqiptare çdo ditë e më shumë sjell shëmbuj të ringritjes dhe zhvillimit të saj. Kryeministri Edi Rama ishte të martën në Krutje në zonën e Myzeqesë, ku vizitoi impiantin e serave "Agrocon" i cili e destinon prodhimin vetëm për eksport. Ai është pjesë e programit “Agro100" që synon trefishimin e sipërfaqes me sera në vend. Sipas Florian Lamës përfaqësues i "Agrocon" 25 milionë euro, është investimi që do të përfshije dhe një qendre grumbullimi dhe ambalazhimi për prodhimet me destinacion tregjet e Europës. “Jemi në fazën e ndërtimit dhe në total do të shkoj në 10 hektarë sera" tha ai. "Serat janë të teknologjisë së lartë. Për produktin shqiptar ka një kërkesë jashtëzakonisht të madhe të eksportit. E rëndësishme është të plotësohet standardi dhe sasia” shtoi biznesmeni Florian Lama. Duke vlerësuar këtë ndërmarrje private zpti Rama tha se “Në dy vjet e kemi dyfishuar sipërfaqen e serave dhe kjo ka sjellë një impakt të menjëhershëm në eksport". "Viti 2015 ka pasur një bum të eksporteve dhe një zhvillim shumë pozitiv edhe për tregun e brendshëm" tha i kënaqur kryeministri Rama. Sipas tij ky është "Hap i madh cilësor në marrëdhënien mes shtetit dhe fshatit. Jemi të bindur që do të sjellim shumë më tepër punësim, shumë më tepër prodhim, shumë më tepër eksport dhe sigurisht, edhe shumë më tepër larmi në tregun e brendshëm" tha zoti Rama. Vitin e kaluar bujqësia shqiptare pavarësisht vështirësive shënoi një rritje mbresëlënëse prodhimi dhe eksporti. Sipas të dhënave gjatë vitin 2015, eksportet kanë pësuar një rritje me 45.2 për qind. Dy të tretat e tyre e zenë bimët medicinale dhe fruta-perimet. Qeveria vlerëson se sfidat më thelbësore të bujqësisë mbeten siguria ushqimore dhe financimi. Pak kohë më parë u njoftua krijimi i “Fondit të Garancisë për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural” me një vlerë prej 75 milion eurosh, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe BERZH-in, do të adresojë mungesën e kolateralit si problem kreditimi tek fermerët si dhe do të stimulojë bankat që të rrisin aktivitetet e tyre kredituese në bujqësi. Gjatë vizitës në Myzeqe kryeministri Rama tha se sfidat që e presin bujqësinë gjatë këtij viti janë të shumta. Ai bëri të ditur se 45 projekte të qeverisë dhe donatorëve do të mbrojnë nga përmbytjet prodhimet e fermereve. Një prej këtyre projekteve është rehabilitimi i digës Murriz-Thanë. Me një investim prej 1,9 milion eurosh, synohet garantimi furnizimin me ujë i 29500 ha në këtë zonë si dhe në 3000 ha në Divjakë.

Rama vizitë në Myzeqe

Bujqësia shqiptare çdo ditë e më shumë sjell shëmbuj të ringritjes dhe zhvillimit të saj. Kryeministri Edi Rama ishte të martën në Krutje në zonën e Myzeqesë, ku vizitoi impiantin e serave “Agrocon” i cili e destinon prodhimin vetëm për eksport. Ai është pjesë e programit “Agro100″ që synon trefishimin e sipërfaqes me sera në vend. Sipas Florian Lamës përfaqësues i “Agrocon” 25 milionë euro, është investimi që do të përfshije dhe një qendër grumbullimi dhe ambalazhimi për prodhimet me destinacion tregjet e Europës. “Jemi në fazën e ndërtimit dhe në total do të shkoj në 10 hektarë sera” tha ai. “Serat janë të teknologjisë së lartë. Për produktin shqiptar ka një kërkesë jashtëzakonisht të madhe të eksportit. E rëndësishme është të plotësohet standardi dhe sasia” shtoi biznesmeni Florian Lama.
Duke vlerësuar këtë ndërmarrje private zpti Rama tha se “Në dy vjet e kemi dyfishuar sipërfaqen e serave dhe kjo ka sjellë një impakt të menjëhershëm në eksport”. “Viti 2015 ka pasur një bum të eksporteve dhe një zhvillim shumë pozitiv edhe për tregun e brendshëm” tha i kënaqur kryeministri Rama. Sipas tij ky është “Hap i madh cilësor në marrëdhënien mes shtetit dhe fshatit. Jemi të bindur që do të sjellim shumë më tepër punësim, shumë më tepër prodhim, shumë më tepër eksport dhe sigurisht, edhe shumë më tepër larmi në tregun e brendshëm” tha zoti Rama.
Vitin e kaluar bujqësia shqiptare pavarësisht vështirësive shënoi një rritje mbresëlënëse prodhimi dhe eksporti. Sipas të dhënave gjatë vitin 2015, eksportet kanë pësuar një rritje me 45.2 për qind. Dy të tretat e tyre e zenë bimët medicinale dhe fruta-perimet. Qeveria vlerëson se sfidat më thelbësore të bujqësisë mbeten siguria ushqimore dhe financimi. Pak kohë më parë u njoftua krijimi i “Fondit të Garancisë për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural” me një vlerë prej 75 milion eurosh, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe BERZH-in, do të adresojë mungesën e kolateralit si problem kreditimi tek fermerët si dhe do të stimulojë bankat që të rrisin aktivitetet e tyre kredituese në bujqësi.
Gjatë vizitës në Myzeqe kryeministri Rama tha se sfidat që e presin bujqësinë gjatë këtij viti janë të shumta. Ai bëri të ditur se 45 projekte të qeverisë dhe donatorëve do të mbrojnë nga përmbytjet prodhimet e fermereve. Një prej këtyre projekteve është rehabilitimi i digës Murriz-Thanë. Me një investim prej 1,9 milion eurosh, synohet garantimi furnizimin me ujë i 29500 ha në këtë zonë si dhe në 3000 ha në Divjakë.