KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » “Rapiscan”, parlamenti miraton ndryshimin e marrëveshjes
Maxhoranca përgatitet për votimin në parlament

“Rapiscan”, parlamenti miraton ndryshimin e marrëveshjes

Pavarësisht polemikave për afera korruptive në dhënien e koncesioneve, të enjten maxhoranca dhe opozita bashkuan votat për të miratuar një marrëveshje të re mes Ministrisë së Financave dhe kompanisë “Rapiscan” që kryen shërbimin e kontrollit nëpërmjet skanimit të mallrave në dogana. Deri tani për çdo skanim kampania përfitonte 39 euro, ndërsa me marrëveshjen e re ajo ulet në 22 euro. Marrëveshja përmban gjithashtu edhe lehtësi të tjera veçanërisht për biznesin fason.
Koncesioni i dhënë “Rapiscan” rreth katër vite më parë është sulmuar ashpër nga opozita e atëhershme, aktualisht në maxhorancë, si një aferë korruptive në dëm të biznesit  dhe ekonomisë. Sipas marrëveshjes, me skemën e parë, kompania “Rapiscan” do të përfitonte 316 milionë euro për 15 vitet e koncesionit. Tentativat e maxhorancës socialiste për ta anulluar konesion, dështuan pasi dëmshpërblimi  kapte shifrën e rreth 360 milion eurove. Por me rishikimin e marrëveshjes, “Rapiscan” do të përfitojë nga konçesioni 210 milionë euro.