KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Raporte të tjera nga industria e ushqimit
https://youtu.be/wXqtT9lmtHE

Raporte të tjera nga industria e ushqimit

Ushqimi i shpejtë është sot një nga më të përhapurit në mbarë botën. Një raport i fundit zbulon se çfarë fusin në trupin e tyre njerëzit kur hanë një sanduiç apo hamburger. Organizata amerikane Clear Food analizoi qindra racione ushqimi të shpejtë në 75 vende të ndryshme dhe gjeti se 14% e tyre kisin probleme higjienike apo shtojcash të padëshiruara e të padeklaraura. Studimi që analizoi ushqimet në bazë të përbërësve gjeti edhe se 2% të mostrave përmbanin gjurmë të ADN-së njerëzore, burimi i së cilës nuk është i njohur, si dhe mish në 10% të ushqimit të shitur si vegjetarian. Në sanduicet vegjetarianë u gjetën gjurmë mishi pule, lope, deleje apo gjel deti. Kompania që bëri studimin tha se pret reagime pozitive nga industria ushqimore pas këtyre zbulimeve. Raporti vjen vetëm një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli zyrtarisht, mbështetur në fakte shkencore, lidhjen mes konsumit te mishrave të përpunuar dhe kancerit.