KRYEFAQJA » LAJME » Banka Botërore vlerëson Partneritetin Publik Privat në Shqipëri

Banka Botërore vlerëson Partneritetin Publik Privat në Shqipëri

Shqipëria është përfshirë për herë të parë në raportin e bankës botërore “Standardet dhe Rregullat e Prokurimeve të Partneritetin Publik Privat 2017”. Në vlerësimin e 82 ekonomive botërore Shqipëria është pjesë e grupit “Evropa dhe Azia Qendrore”. Duke konsideruar të 82 ekonomitë e vlerësuara Shqipëria renditet në vendin e 14. Raporti e vlerëson Shqipërinë në të katër fushat përkatësisht: Përgatitja e PPP-ve 67 pikë. Prokurimi 78 pikë. Menaxhimi i propozimeve të pakërkuara 75 pikë dhe Menaxhimit të Kontratave 55 pikë. Në raport me vendet e Rajonit Shqipëria rezulton me vlerësime më të larta në fazën e përgatitjes së projekteve, trajtimit të propozimeve të pakërkuara. Sipas këtij raporti rezulton gjithashtu që jo të gjithë shtetet, kanë një kuadër ligjor që rregullon veprimtarine ne fushën e Partneritetin Publik Privat. Vetëm 49 % e tyre ku përfshihet dhe Shqipëria, kanë dispozita ligjore dhe për Koncesionet dhe PPP. Raporti evidenton që Projektet e Partneritetit publik-privat (PPP) në nivel Global këto vitet e fundit kanë shënuar një ecuri pozitive duke u konfirmuar si një instrument shumë i rëndësishëm në konsolidimin e infrastrukturës.