KRYEFAQJA » LAJME » Raporti i DASH për narkotikët, vlerësohet në këndvështrime të ndryshme
Raporti i DASH për narkotikët, vlerësohet në këndvështrime të ndryshme

Raporti i DASH për narkotikët, vlerësohet në këndvështrime të ndryshme

Raporti i zakonshëm i DASH për luftën kundër lëndëve narkotike, se Shqipëria vijon të mbetet një prodhues kryesor i marijuanës, si dhe një rrugë tranziti mjaft e përdorur për kokainën dhe heroinën në Europë, ka ngjallur komente mes maxhorancës dhe opozitës.
Sipas ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri, nënvizimet e DASH është një vlerësim i hapur për punën e qeverisë nëluftën kundër drogës. “DASH vlerëson përpjekjet e qeverisë dhe citoj atë që thotë raporti perkushtimi maksimal nga lidershipi politik dhe policor për të luftuar drogën” u tha zoti Tahiri gazetarëve.
Por për ish ministri i brendshëm demokrat Flamur Noka, raport i DASH është një kthim pas. “Ky raport konfirmon atë që ne shohim, që shqiptarët dhe Shqipëria qeveriset nga trafikantët. Nuk mund të ndodhë ndryshe kur në parlament kemi banditë dhe trafikantë” tha ndër të tjera zoti Noka.