KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Raporti i Entit Rregullator te Energjsë për 2015-ën

Raporti i Entit Rregullator te Energjsë për 2015-ën

Raporti për vitin 2015 i Entit Rregullator të Energjisë, është paraqitur dhe diskutuar në Komisionin  e Veprimtarisë Prodhuese. Kreu i ERE, Petrit Ahmeti, u shpreh se gjatë këtij viti humbjet në rrjet janë ulur duke shkuar ne 31.4 % ndërsa arkëtimet janë në nivelin e 98.3 % . Sipas Ahmetit është ulur edhe sasia e energjisë së konsumuar gjatë 2015. I pyetur nëse do të ketë ulje të çmimit të energjisë pasi kompanitë kanë një performancë të mirë, Ahmeti theksoi se kjo performancë duhet të jetë e qëndrueshme.  Gjatë këtij raporti Kryetari I Eres bëri me dije se qershori është afati i fundit i pagesës së energjisë elektrike me fatura afrofe. Gjithashtu edhe për tregun e gazit për Ahmetin viti 2015 ishte i rëndësishëm pasi u çertifikua fillimi i punimeve për gazsjellësin Tap.